QËLLIMI

Organizim i spektaklit Miss Universe 2009. Sot në botë njihen spektaklet e 
bukurisë Miss Universe.Njohësit e dinë për popullaritetin dhe rëndësinë e 
padiskutueshme të drejtimit Miss Universe.

Suksesi i arritur në inkuadrimin në Organizatën Miss Universe është bërë pas 
një mundimi maratonik dhe si i tillë duhet të shfrytëzohet mundësia e dhënë.
Pjesëmarrëset dhe kandidatet e kualifikuara do kenë trajtimin avansuar në nivelin 
ndërkombëtar, e gjithashtu shteti i Kosovës do të arrijë ngritjen e reputacionit 
permes mundësisë së dhënë, si e inkuadruar në spektaklin Miss Universe.

Mundësia tjetër e dhënë është involvimi i personalitetit të rëndësishëm në botën 
e artit në USA, i fotografit të famshëm me origjinë shqiptare, zotëri Fadil Berisha,
të cilit i takon falenderimi për angazhimin e tij dhe i cili premton se do të 
shfrytëzojë raportet e tija afariste, për qëllim të avansimit të Miss Universe Kosova 2009.

Ne kemi bindjen se vajzat nga Kosova, posedojnë aq bukuri dhe nivel të inteligjencës, sa me denjësi mund të na prezentojnë dhe të konkurrojnë në piedestalin e bukurisë globale.

Copyright (c) 2010 Miss Kosova Universe