EFEKTI I SPEKTAKLIT

Kantidateve të kualifikuara nga Miss Universe Kosova 2009, do ju mundësohet bartja e mesazhit nga vendlindja si dhe munësia e promovimit të Sponsorëve përmes falenderimit të vazhdueshëm publik, qoftë gjatë intervistave apo deklaratave mediale. Krahas konditave të përcaktuara nga Organizata Miss Universe, e kombinuar me eksperiencën e  mjaftuar të themeluesve të kompanisë në organizimin e spektakleve të tilla duke u plotësuar  me këshillat e zotëri Fadil Berisha, pastaj involvimi i profesionistëve me nivel ndërkombtarë për event-managment, premtojnë madhështinë dhe shkëlqimin e spektaklit Miss Universe Kosova 2009. Kësaj radhe do të kemi nderin të kemi mysafire në natën finale mbajtësen zyrtare të titullit Miss Universe 2008 Dayana Mendoza.

Falë dëshmive të dhëna, spektakli arriti besimin e TV RTK për sponsorim medial, ku parashihen  emisione të shumta përgjatë fazave përgatitore të selektimit dhe pregatitjes për natën finale. Emisionet e tilla rrisin kuotën e shikueshmërisë tek shtresat e llojllojshme të tërë rajonit dhe diasporës.
Kjo mundësi është e mirëseardhur për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve në të gjitha shtresat e popullsisë pa asnjë kufizim qoftë ai regjional apo moshor. Gjithashtu fushata intensive e publicitetit e planifikuar me qëllim të tërheqjes për aplikim të kandidateve të merituara, ofron mundësinë optimale për sponsorët që perfundimisht të arrijnë efektin e publikimit në këtë Mega-Event, me të cilin do lavdërohemi.

Përmes këtij spektakli , në radhë të parë synojmë të përmbushim kriteret e Organizatës Miss Univers, pastaj të dëshmojmë përsëri seriozitetin tonë të punës profesionale, për të prezantuar në mënyren më të mire të mundshme imazhin e kompanisë, të partnerëve dhe sponsorëve, para auditorëve vendor dhe ndërkombtarë. Suksesi i këtij qëllimi na mundëson përmbushjen e dëshirave tona për organizimin e spektakleve të tilla për vitet në vazhdim.


Copyright (c) 2010 Miss Kosova Universe